E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani çon Karlsruhen në Bundesliga 1(VIDEO)

ASA (Albania Sport Agency)- Edmond Kapllani shënoi një tjetër gol (31') për Karlsruhen në fitoren e cmuar 2-1 në transfertën me Hansa Rostok, në një takim që u ndoq nga 22.000 shikues në "Oststadion". Ishte ky goli i 16 sezonal i shqiptarit në Bundesliga 2, po aq sa shoku i tij, Xhovani Federiko, që dha dhe pasin e zgjuar për Kapllanin që shënoi nga dhjetra larg portës duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit të Hansës, Mathias Schober. Hansa barazoi me anë të Zafer Jelen (61') me një gjuajtje nga 25 metra. Mario Egiman i dhuroi fitoren Karlsuhes me golin e tij në minutën e 66-të. Në fazën e parë dy ekipet e mbyllën takimin me rezultatin 4-4. Pas javës së 30, Karlsruhe që tashmë ndodhet në kuotën e 63 pikëve, ngjitet pas nëntë vjetësh në Bundesliga 1. Karlsruhes i duhet vetëm një pikë në katër takime që të shpallet kampion matematikor i Bundesliga 2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›