Galaksi: Skadoi koha, Bekam kthehu!
Nuk po i ecën edhe aq mirë anglezit Devid Bekam, i cili dëshiron
të qëndrojë në Milano, por duket se do të rikthehet në Los Anxhelos.
Nga Amerika ka ardhur një mesazh i qartë. Galaksi nuk e ka
pranuar ofertën e Milanit për 33-vjeçarin, kështu që në përfundim të
kontratës me klubin italian, Bekam do të rikthehet të luajë në Amerikë.
Më 9 mars ai duhet të paraqitet në klubin e Los Anxhelos. Por Milani
nuk do të dorëzohet lehtë, e as Bekam që ka deklaruar se i pëlqen
të vazhdojë aventurën italiane, edhe pse e favorizon për qëndrimin
në kombëtare. Galiani thekson se nuk ka pasur asnjë ultimatum dhe
tratativat do të vazhdojnë edhe për disa kohë.