Simona Ventura: I urrej ata që ndihen superiorë: në TV ka vend për të gjithë
Televizioni "është pasqyra e qenies sonë. Tashmë publiku mund të zgjedhë vetë". Këto janë fjalët e Simona Venturës. Prezantuesja e famshme italiane mendon se spektatori është i lirë të zgjedhë programin që dëshiron të shohë në televizor, ose ta fikë e të "zhytet" në internet. "Spektatori i sotëm, thekson ajo, është aktiv, ka mundësi pafund dhe nëse zgjedh të shikojë ‘Grande Fratello‘ (‘Vëllai i Madh‘), atëherë zgjedhja e tij duhet respektuar, gjithmonë. Sot, publiku, këtu përfshij edhe veten, ka dëshirë të argëtohet". Simona Ventura ia dedikon një pjesë të suksesit të saj televizionit dhe skuadrës me të cilën punon, duke e quajtur atë fituese.
Simona Ventura, çfarë mendimi keni për atë që po ndodh sot në botën e televizionit?
Është një revolucion i heshtur: Sky dhe Mediaset-Rai janë në konkurrencë me njëra-tjetrën. Kjo më pëlqen, sepse në njëfarë mënyre "betejat" hapin horizonte të reja në televizion.
Ju keni qenë drejtuesja e spektaklit "Ishulli i të famshmëve". Çfarë mendoni për të?
Mendoj se spektatori mund të zgjedhë, nëse nuk dëshiron të ndjekë një program mund ta fikë televizorin dhe të "zhytet" në internet. Spektatori i sotëm është aktiv, ka mundësi pafund dhe nëse zgjedh të shikojë "Grande Fratello" ("Vëllai i Madh"), atëherë zgjedhja e tij duhet respektuar, gjithmonë. Sot, publiku ka nevojë të argëtohet, këtu përfshij dhe veten.
Thonë se televizioni është vulgar, që nuk ka hapësirë për kulturën. Ju si e gjykoni?
Mund të them se hapësirat kulturore ekzistojnë, edhe pse në fakt shpesh dhurohen në momente të vështira. Gjithsesi, edukata mësohet në shkollë, në familje. Televizori është plotësues. Duhet të them se nuk e çmoj qëndrimin intelektual, radial-shik, të atyre që ndihen superiorë dhe mendojnë se popullorja është e barabartë me mbeturinat. Popullorja mund të jetë edhe kulturore: duhet të ekzistojnë shumë spektakle si "Ishulli i të famshmëve", "Vëllai i Madh", "Talpa", të cilat kanë një objektiv preciz. Televizioni nuk duhet të japë vetëm lajme.
A ka shumë politikë në televizion?
Jo, mendoj se emisionet bashkëbiseduese në televizion na ndihmojmë të kuptojmë politikën. Politika duhet të kuptohet nga njerëzit dhe këto lloj emisionesh na ndihmojnë disi.
Ju pëlqen sporti?
Është fantastik. Futbolli është një prej vitrinave më të mëdha të Italisë në botë dhe mendoj se për të rinjtë mund të jetë një mësim i vlefshëm për jetën. Te spektakli "X Factor" kam qenë kryetarja e këngëtarëve nga 16 deri në 24 vjeç. Zbulova se të rinjtë janë ndryshe nga ç‘jemi mësuar t‘i shohim zakonisht. Kanë vlera, ëndrra të mëdha, një vullnet të hekurt: studiojnë dhe punojnë për të ndryshuar jetën e tyre. Natyrisht që nëpër gazeta jemi mësuar të shohim gjithmonë fëmijët e dhunshëm, të droguar, anoreksikët, jotolerantët dhe vrasësit.
Prisni një Rai ndryshe, një drejtues të ri, një këshillë të re?
Jam ushtar dhe jo gjeneral. Jam një njeri që pret urdhra nga Roma. Bëj emisionet e mia dhe kam mundësi të bëj atë çfarë dua dhe më pëlqen. Kam dy grupe pune fantastike.
Ju nuk keni dëshira të reja?
Jo, e ndiej veten me fat, kam shumë gjëra për të bërë. Tani do të shkoj në Amerikë dhe do të prezantoj filmin "E fejuara e babait" me aktorin Masimo Boldi dhe më pas do të shkoj në Nju Jork për sfilatën time të parë të tutave të mia "Star Chic". Për mua është një mundësi fantastike. Besoj se e ardhmja ime do të jetë ndihma që do t‘i jap Italisë për t‘u prezantuar para botës në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndiheni e lirë, e kam fjalën në programet tuaja?
Po, jam një njeri i lirë dhe kam pasur shumë fat. Kam ditur të luftoj për gjërat e mia edhe atëherë kur fati nuk ka qenë me mua.
A i keni ruajtur lidhjet me pjesëtarët e "Ishullit të të famshmëve"?
Po, natyrisht. Ky ka qenë një vit me rezultate shumë të mira. "Ishulli i të famshmëve" pati një sukses të jashtëzakonshëm, me më shumë shikueshmëri se sa vitin e kaluar. "X Factor" po më jep shumë kënaqësi.
Çfarë ka ndodhur? Mos vallë ka ndryshuar roli juaj?
Unë jam sulmuesi që bën gol, por pas meje qëndron një skuadër fitimtare. Sipas mendimit tim, fitoret lindin nga dhomat e zhveshjes të cilat qëndrojnë pas meje.
Simona, cila është cilësia juaj më e madhe?
Di të jem pjesë e provave, arrij gjithmonë të krijoj një skuadër, jam shumë direkte dhe arrij t‘i zgjidh problemet menjëherë, nuk pres kurrë.
Ky qëndrim i juaji nuk është shumë italian...
Keni të drejtë, gjithmonë kam dyshuar se në një jetë tjetër unë mund të isha amerikane ose braziliane.
A mund të jetoni në një vend tjetër?
Jo, kur jam në ndonjë vend tjetër, më mungon shumë Italia dhe nuk do ta ndërroja me asgjë në botë. E dua shumë.