E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, 95 milionë euro për Ronaldon

Kristiano Ronaldo do të kalojë nga Mançester Junajtid te Real
Madridi në sezonin e ardhshëm për 95 milionë euro. Lajmin e ka
bërë publik e përditshmja spanjolle AS, sipas së cilës familja Glazer,
pronare e kampionëve të Evropës, ka vendosur të shesë Ronaldon
për të lehtësuar shpenzimet e klubit në këtë situatë të rëndë fi nanciare
globale. Sipas parakontratës së nënshkruar, Kristiano Ronaldo do
të përfi tojë 9 milionë euro në vit për 5 vjet. Gazeta spanjolle pohon,
të gjitha këto shifra do të zhbllokohen pas zgjedhjeve presidenciale
në klubin madrilen. Edhe Alex Ferguson ka hequr dorë nga ideja për
të mbajtur fenomenin në Mançester.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›