E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galaktiket ne SHBA. Pergatiten per sezonin e ri

Galaktikët e Real Madrid kanë zbritur në Los Angeles, ku spanjollët do të kryejnë fazën përgatitore për sezonin e ri. Meringues do të qendrojnë në Beverly Hills dhe kanë programuar që ti zhvillojnë seancat stërvitore në një campus në Westwood.

Mesfushori brazilian Kaka, nuk ka qenë në avion bvashkë me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet që t’i arrijë shokët e tij gjatë javës. Real Madrid ka vendosur kështu të përdorë sërisht campusin si qendër për dy javët në vazhdim, në të cilat Los Blancos do të përgatiten për një seri miqësoresh, përfshirë edhe atë të 16 korrikut përballë LA Galaxy, ndeshje kjo pjesë e Herbalife Uorld Football Challenge.

Spanjollët kanë për të udhëtuar gjithashtu drejt San Diegos për tu ndeshur për herë të parë me Meksikanët e Chivas Guadalajara në Qualcomm Stadium katër ditë më pas.

Natyrisht Real Madrid tërheq gjithnjë vëmendjen edhe në një vend jo shumë-futboll dashës si Amerika, për më tepër kur present janë tekniku, Jose Mourinho, trajneri i vitit i FIFA,  ish-lojtarët më të mirë të botës Kaka dhe Cristiano Ronaldo, 5 anëtare të kampionëve të botës së Spanjës dhe të tjerë yje të futbollit.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›