E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Scholes Ferguson ne kerkim te nje mesfushori

Manchester United duhet të përballojë një sezon tranzicioni në të cilën duhet të zëvendësojë veteranët si Paul Scholes që do të nisë një karrierë si drejtuesi apo edhe portierin hollandez Eduin Van der Saar. United triumfoi në Premier Ligë dhe arriti në finalen e Champions ku u mund nga Barcelona, por do të kërkojë të mbetet sërisht në majat e futbollit europian, pavarësisht largimeve.

"Problemi më i madh për ne është si të zëvendësojmë dikë si Paul Scholes. Është shumë e vështirë. Mendoj se nëse zgjedh 4 mesfushorët më të mirë në botë, Scholes do të jetë mes Xavi, Iniesta dhe dikujt tjetër, por për mua ai është ndër më të mirët në botë" ka thënë Ferguson.

Në muajt e fundit është spekuluar me emra të rëndësishëm që mund të kalojnë tek United, Nasri, Uesley Sneijder apo mesfushori i Tottenham Luka Modric, për të marrë vendin e Scholes.

Tekniku i Djajve, Aleks Ferguson ka mohuar edhe cdo mundësi që Samir Nasri të veshë fanellën e United. Tek United ka mbërritur edhe tekniku, Steve Nichol, që ka mbetur mjaft i kënaqur nga ribashkimi me Ferguson. Ai ka luajtur nën drejtimin e Sir Alex me përfaqësuesen e Skocisë në Botërorin Meksikë 1986.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›