Galanxhi mbetet pezull ambasadori ne SHBA

Edhe pse procedura e zevendesimit te ambasadorit Aleksander Sallabanda me pasuesin e tij Gilbert Galanxhi eshte plotesuar ne te gjitha pikepamjet nga ana e shtetit shqiptar serish akreditimi i tij dhe marrja e detyres ende nuk jane vene ne jete.
Arsyet e ketij pezullimi duket se zene fill ne Uashington ku sipas Ministrise se Jashtme ende nuk eshte dhene agrementi.
Pa kete miratim nga ana e shtetit prites eshte e pamundur qe te materializohet ndryshimi ne perfaqesim i cili konkludon me dorezimin e letrave kredenciale.
Ajo qe zgjon nje fare shqetesimi ne kete rast eshte vonesa ne procedure pavaresisht se ne kuptim te praktikes se njohur afate te ketilla konsiderohen normale.
Per palen shqiptare problemi nuk eshte zyrtar pse deri me tani nuk ka asnje rishikim por ai gjithsesi shtrohet si problem per opinionin duke u nisur nga pervoja e qeverisjes se drejtuar nga Sali Berisha.
Duhet kujtuar se edhe ne rokaden e fundit te ambasadoreve lidhur me emerimin e perfaqesuesit tone ne SHBA Tirana zyrtare u detyrua te beje nje ndryshim te ores se fundit e detyruar nga rrethana qe nuk u bene te njohura si arsye zyrtare.
Keshtu ne caktimin e Spiro Kocit si ambasador ne Uashington dhe mandej zevendesimin e tij me Gilbert Galanxhin si argument qendror eshte sjelle mosdekretimi i tij nga Presidenti i Republikes qe diktoi rishikimin e kandidatures dhe daljen ne drite te emrit te perfaqesuesit tone ne OSBE.