Ish-ushtaraket qeveria kunder Kushtetueses

Treshja dominuese e Partise Demokratike Berisha-Topalli-Bode kane bere rillogaritje te reja per pensionet suplementare te ushtarakeve duke iu kundervene edhe gjykimit te Gjykates Kushtetuese pese muaj me pare.
Ne relacionin e hartuar nga ministri i Financave Ridvan Bode vendimi nr. 33 i dates 26.04.2010 i Gjykates Kushtetuese konsiderohet nga qeveria si nje vendim qe ka sjelle pasoja anormale.
Drafti eshte miratuar ne Keshillin e Ministrave me date 10 nentor 2010 dhe mban firmen e Kryeministrit Sali Berisha.
Perpos kesaj edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka protokolluar me date 17 nentor per ta derguar direkt kete projektligj ne diskutim ne komisionet parlamentare dhe me pas per miratim ne Parlament.
Kushtetuesja e shfuqizoi vendimin e qeverise ne maj 2010 si antikushtetues nderkohe qe qeveria e rikthen serish ate ne qender te vemendjes ne nje model me te moderuar.