E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama koke me koke me Fule

Zgjidhja e ngercit politik ishte ne qender te bisedes qe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe Komisioneri per Zgjerim Stefan Fule zhvilluan per mese nje ore ne Bruksel. UPDATE

U diskutua per oferten e re te Partise Socialiste dhe zgjidhjen e qarte qe kjo oferte permban. Une dua te nenvizoj vullnetin tone te plote per ti dhene fund nje krize qe ne kendveshtrimin tone e ka shkaktuar dhe e thellon cdo dite Sali Berisha me kokefortesine e kthyer ne nje mur qe pengon transparencen dhe zgjidhjen e krizes deklaroi pas takimit kryetari socialist Edi Rama.

Te kontaktuar nga Top Channel zyra e e Komisionerit Fule pranoi se situata politike e krijuar vecanerisht pas publikimit te opinionit te Komisionit eshte trajtuar nga te dy palet dhe se Komisioneri ka degjuar me vemendje detajet e iniciatives se fundit te kryesocialistit Rama per zgjidhjen e ngercit politik.

Zyrtarisht njoftohet se Stefan Fule ka deklaruar se shpreson qe palet te bien ne kompromis se shpejti ne menyre te tille qe te bejne nderhyrjet e nevojshme ne Kodin Elektoral per te garantuar qe zgjedhjet e radhes te jene te lira e te ndershme. Kjo gje konfirmohet dhe nga burime te tjera konfidenciale te pranishme ne kete takim sipas te cilave ne pjesen me te madhe te kohes Komisioneri ka degjuar argumentimet e dhena nga lideri i opozites shqiptare kryesisht mbi zgjidhjen e ngercit politik.

Dua te uroj qe tanime eshte koha qe edhe pala tjeter edhe Sali Berisha te reflektoje mbi kete domosdoshmeri ne interes te vendit ne interes te shqiptareve ne interes te axhendes se integrimit per te krijuar kushtet qe reforma e re zgjedhore te mos jete nje tjeter ligj i bukur ne leter dhe i paimplementuar ne realitet por te jete shprehje e vullnetit te paleve per transparence dhe njekohesisht te reflektoje edhe gjetjet e ketij hetimi pa te cilin nuk mund te kete reforme zgjedhore dhe as zgjedhje ne Shqiperi qe do te ishte dramatike tha me tej Rama.

Kjo eshte hera e pare qe lideri i opozites Rama pritet ne zyren e Komisionerit Fule. Ne fillim te javes Komisioneri per Zgjerim ishte perkrah kryeministrit Berisha ne nje panel te organizuar nga Partite Popullore Europiane ne Parlamentin Europian por nuk pati takim te posacem me shefin e ekzekutivit shqiptar.

Takimi i fundit i Komisionerit me perfaqesues te qeverise daton me 15 tetor kur ne Bruksel ishte Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›