Pijet energjike ndikojnë në ritmin e zemrës

Mjekët paralajmërojnë se fëmijëve nuk duhet dhënë pije energjike, për shkak se përmbajnë kofeinë dhe stimulues tjerë që nuk janë të nevojshëm për fëmijë dhe mund të çrregullojnë ritmin e zemrës, si dhe të ndikojnë në shkaktimin e problemeve tjera shëndetësore.
Pijet energjike përmbajnë edhe vitamina dhe disa ekstrakte, të cilat nuk janë të nevojshme për fëmijët, pasi që organizmi i tyre është duke u zhvilluar.
Revista “Pediatric” në fillim të këtij viti kishte publikuar një raport në të cilin pediatërit paralajmërojnë se pijet energjike mund të shkaktojnë sulme, probleme dhe veshkë dhe dëmtimin e mëlçisë te fëmijët. Edhe pse raste të tilla janë të vogla, mjekët paralajmërojnë se ekziston rrezik.
Mjekët thonë se për fëmijë më i përshtatshëm është uji dhe nëse fëmijët merren me sport ata mund të konsumojnë edhe pije sportive pasi që ato përmbajnë sheqer. Nëse fëmijët nuk merren aktivisht me sport dhe janë më pak aktiv, do të ishte mirë që t’iu shmangen edhe pijeve energjike sportive.
Në shumicën e rasteve është vështirë që përmes etiketës në shishe të vlerësohet sasia e kofeinës në produkt. Disa pije energjike sipas shisheve kanë mbi 500 miligramë kofeinë, që është ekuivalente me 14 kanaçe të pijeve të gazuara.