Galatasaray, zgjedhja e vetme

Felipe Melo ishte njëri prej më të merituarve në rrëmbimin e titullit të kampionit nga ana e Galatasarayt, sezonin e kaluar.
Futbollisti brazilian është rikthyer në Juventus, ekip ky që e posedon kartonin e tij, por ish lojtari i Fiorentinës e sheh veten në Turqi.
“I përshëndes tifozët e Galatasarayt. Jam në Orlando me familjen dhe më mungoni shumë. Dashuria ime për ju dhe për Galatasarayn ka bërë që ta pranoj ofertën që më është bërë. Tash, Galata duhet ta demonstrojë se më do. Duhet ta arrijë marrëveshjen me Juventusin. Kjo është zgjedhja ime e vetme”, ka shkruar Melo në rrjetin social, Twitter.