Podolski e do titullin me Arsenalin

Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski shpreson që ekipi i tij i ri do të luftojë për titullin e kampionit në Premierligë. Futbollisti gjerman mezi e pret fillimin e sezonit të ri, ku synon ta ndihmojë ekipin e Arsene Wengerit drejt arritjes së objektivave.
“Do ta filloj një eksperiencë ndryshe në Angli dhe shpresoj që do të luftojmë për kreun e tabelës. Dëshiroj ta kem një sezon të sukseshëm. Mezi e pres këtë sfidë. Do t’i bashkohem ekipit më 21 korrik dhe shpresoj që t’i kem katër vjet të suksesshëm në Londër”, deklaroi 27 vjeçari, i cili së fundmi luajti në Koln.