Për mua, vendosi Milani

Thiago Silva insiston se vendimin për t’u transferuar në Paris Saint Germain e ka marrë kryekëput Milani.
“Jam i lumtur për këtë transferim, por i trishtuar për largimin tim nga Milani. Atje kam përjetuar emocione mjaft të forta, është një klub që i dedikohet lojtarëve dhe grupit. Dua t’u kërkoj falje tifozëve të Milanit. Transferimi im në PSG ishte 100 për qind vendim i klubit, sepse unë sapo e kisha vazhduar kontratën. Ka njerëz që më kanë quajtur tradhtar, por unë nuk do të marr më shumë para se që merrja në Milan. Tash shpresoj ta bëj historinë në PSG”, deklaroi mbrojtësi brazilian, që iu bashkua përfaqësueses së Brazilit në Olimpiadë.