E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAS anulon diskualifikimin e Bin Hammam

Tribunali arbitrar i sportit (TAS) e ka anuluar diskualifikimin e përjetshëm, nga çdo aktivitet të lidhur me futbollin, të cilin FIFA ia kishte dhënë Mohamed Bin Hammamit, ish president i Konfederatës aziatike të futbollit.

Në arsyetimin e vendimit të tij, TAS ka përmendur në veçanti mungesën e një prove direkte ndaj ish zyrtarit të FIFA-s nga Katari.

Bin Hammam ishte akuzuar nga FIFA se kishte blerë vota në luftën për ta fituar edhe një mandat në të njëjtën pozitë. Skandali kishte plasur pak para zgjedhjeve në FIFA, kur ishte konfirmuar si president zvicerani Joseph Blatter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›