E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa harmonine fetare nuk do arrihej integrimi ne BE

/ /

Ajo nuk eshte nje dhurate qe dikush ia ka bere ketij vendi por eshte perpjekje shekullore e popullit tone per te qene te bashkuar rreth Shqiperise dhe shqiptarizmes. Keshtu iu drejtua dje Presidenti i Republikes Bamir Topi krereve te komuniteteve fetare duke vleresuar rolin e tyre ne proceset e integrimi te Shqiperise. Ai theksoi se shteti shqiptar lindi mirefilli si shtet laik si nje formule efikase qe permblidhte brenda vetes interesat e te gjithe shqiptareve dhe mentalitetin e tyre per bashkejetese dhe harmoni. Sot Shqiperia ndodhet ashtu sic thote shkrimtari yne i madh Ismail Kadare ne oborrin e jashtem te shtepise europiane dhe presim te na hapen dyert qe te hyjme brenda. Sigurisht asaj shtepie te madhe secili synon ti ofroje dicka sa me te bukur nga vend i tij. Une jam shume i lumtur qe dhe ne shqiptaret kemi nje gje shpirterore kaq te vecante e perfaqesuese te qyteterimit tone qe mund ta bashkendajme me familjen tone europiane modelin e te jetuarit ne harmoni te plote si vellezer mes besimeve dhe feve te ndryshme tha Topi. Ai shprehu bindjen qe pa keto standarde harmonie procesi i integrimit nuk do te merrte kete drejtim prandaj kontributi i saj eshte aq domethenes. Per pak jave ne do te levizim pa viza pa pengesa psikologjike e fizike me detyrimin qe kudo qe te jemi te ngrihemi ne lartesine e vlerave me te mira shqiptare theksoi Presidenti.
Komunitetet fetare
Drejtuesit e komuniteteve fetare ne vend theksuan gjithashtu kete vlere te cmuar te shqiptareve duke i vecuar ata nga vende te tjera ne Ballkan.Me kontributin e vecante per paqe Shqiperia perfaqeson rastet e rralla te nje vendi ku komunitetet fetare bashkejetojne ne harmoni. Komunitetet fetare jane perkrahes te integrimit te vendit ne BE tha kreu i Komunitetit Mysliman Selim Muca. Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos tha se eshte kontribut i rendesishem i komuniteteve fetare ne kohezionin social te Shqiperise. Ky fakt kerkon nje vemendje dhe vigjilence te vazhdueshme. Fale klimes nderfetare qe eshte krijuar nder shekuj ne Shqiperine e 20 viteve te fundit jane zhvilluar pervoja te reja shpirterore dobine e te cilave do ta vertetoje koha theksoi ne fjalen e tij imzot Rrok Mirdita. Nderkohe Babe Dede Reshat Bardhi i Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve deklaroi se kater komunitetet fetare ne Shqiperi jetojne ne harmoni dhe kjo perben nje shembull unikal jo vetem ne Ballkan por edhe me gjere. Ne simpoziumin per kontributin e harmonise nderfetare ne integrimin e Shqiperise merrnin pjese edhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane. Simpoziumi per harmonine fetare

Simpoziumi Kontributi i Harmonise Nderfetare ne Integrimin e Shqiperise u organizua nga komunitetet fetare tradicionale ne Shqiperi nen kujdesin e vecante te Presidentit Bamir Topi. Ne kete aktivitet merrnin pjese pervec krereve e perfaqesuesve te larte te Komunitetit Mysliman te Kishes Ortodokse Autoqefale te Kishes Katolike dhe te Kryegjyshates Boterore Bektashiane kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Belaj kryetari i Komitetit te Kulteve Rasim Hasanaj perfaqesues te institucioneve te ndryshme dhe te Trupit Diplomatik te akredituar ne vendin tone besimtare.

Zirina Llambro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›