Galiani: Alegri nuk e rrezikon postin
Administratori i Milanit Adriano Galiani ka hedhur poshtë dyshimet mbi postin e Masimiliano Alegrit, në rast se ky i fundit nuk do të arrijë të fitojë titullin kampion në fund të sezonit. “Mos dëgjoni thashethemet, ne kemi dy vjet që jemi në krye dhe nuk kuptoj se si mund të vihet në diskutim trajneri pas një hapi të vogël fals, - deklaroi Galiani. – Ajo që na ndodhi neve me Fiorentinën, mund t’i ndodhë edhe Juventusit nga këtu e deri në fund të sezonit. Them se vuajtëm lodhjen ndaj Barcelonës”.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)