Siti, lamtumirë titullit, disfatë kundër Arsenalit
Mançester Siti duhet të mendojë sezonin tjetër për titullin kampion, pasi kur mbeten edhe 6 javë nga fundi, e sheh veten 8 pikë pas Mançester Junajtid. Ka qenë ky verdikti i ndeshjeve të sotme në kampionatin anglez, me Arsenalin që ka mposhtur 1-0 skuadrën e Mançinit, duke i dhënë një “dorë” Junajtid në betejë për titull. Në “Emirates”, Siti shkonte pasi kishte mësuar fitoren 2-0 të ekipit të Ferguson përballë QPR-së, megjithatë ndeshja ndaj Arsenalit rezultoi një dështim total. Një gjë e tillë u duk gjatë gjithë ndeshjes, pasi “Topçinjtë” kishin përherë kontrollin e topit dhe sulmonin vazhdimisht në portën e Xho Hart. Por, megjithë rastet e krijuara, ku më flagranti ishte ai i Benajun në minutën e 75-të, goli i vetëm i ndeshjes është shënuar 4 minuta para fundit dhe mban firmën e Mikel Artetës. Goditja e tij nga jashtë zone përfundoi në rrjetën e Hart, duke e kthyer këtë sezon në dramatik për tifozët e Sitit. Kjo skuadër kryesoi për pjesën më të madhe të sezonit, duke arritur edhe fitore të pabesueshme si ajo ndaj Mançester Junajtid në shifrat 6-1, por në fazën më delikate, gjërat kanë marrë për keq. Me humbjen e djeshme, Siti mbetet 8 pikë larg rivalëve të Junajtid dhe beteja për titull mund të quhet e mbyllur, megjithë përballjen direkte të 30 prillit. Për t’u theksuar edhe kartoni i kuq i Mario Balotelit, pas disa ndërhyrjeve të gabuara radhazi ndaj Sanja. Skuadra e Ferguson sot mposhti lehtësisht QPR-në në shifrat 2-0, ku protagonist i takimit u bë padyshim arbitri Majk Din. Në minutën e 14-të, ai dha një penallti për Junajtid dhe nxorri me karton të kuq mbrojtësin Derri, në një kohë që Eshli Jang u nis nga një pozicion i dukshëm jashtë loje.
ANGLI
Suonsi-Njukasëll 0-2
Stouk-Ulvs 2-1
Bolton-Fulham 0-3
Liverpul-A.Vila 1-1
Çelsi-Uigan 2-1
Noruiç-Everton 2-2
Uest B.-Blekbërn 3-0
Sandërlend-Totenhem 0-0
Man.UTD-QPR 2-0
Arsenal-Man.Siti 1-0
RENDITJA
Man.UTD 79
Man.Siti 71
Arsenal 61
Totenhem 59
Çelsi 56
Njukasëll 56
Everton 44
Liverpul 43
Sandërlend 42
Fulham 42
Stouk 41
Noruiç 40
Uest B. 39
Suonsi 39
A.Vila 34
Bolton 29
QPR 28
Blekbërn 28
Uigan 28
Ulvs 22
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)
ANGLI
Suonsi-Njukasëll 0-2
Stouk-Ulvs 2-1
Bolton-Fulham 0-3
Liverpul-A.Vila 1-1
Çelsi-Uigan 2-1
Noruiç-Everton 2-2
Uest B.-Blekbërn 3-0
Sandërlend-Totenhem 0-0
Man.UTD-QPR 2-0
Arsenal-Man.Siti 1-0
RENDITJA
Man.UTD 79
Man.Siti 71
Arsenal 61
Totenhem 59
Çelsi 56
Njukasëll 56
Everton 44
Liverpul 43
Sandërlend 42
Fulham 42
Stouk 41
Noruiç 40
Uest B. 39
Suonsi 39
A.Vila 34
Bolton 29
QPR 28
Blekbërn 28
Uigan 28
Ulvs 22
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)