Pirlo: Dua titullin, tani varet nga ne
Juventusi është rikthyer në krye të klasifikimit të Serisë A pas dy muajsh dhe Andrea Pirlo, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë bardhezinj, nuk dëshirojnë ta lëshojnë më kreun. “Në Palermo zbritëm në fushë me një motivim të jashtëzakonshëm, - tha fantazisti. – Tani jemi zotër të fatit tonë. Duam të vazhdojmë ëndrrën, por e dimë mirë se duhet të fitojmë ndeshje pas ndeshje. Jemi gati për gjithçka për titullin kampion, madje edhe të punojmë dyfish”, shtoi Pirlo, lideri i këtij Juventusi.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)