Kuzhe i pathyeshmi i ndeshjeve miqesore
Shqiperia do te perballet te merkuren e ardhshme me Maqedonine 17 nentor nje skuader me te cilen ne ndeshjen e fundit kemi humbur 1-0 ne Shkoder shkurt 2007 e ndaj se ciles ka nje bilanc negativ ne gjashte takimet e meparshme 4 humbje ne 6 perballje 1 fitore dhe 1 barazim. Ne fakt ballafaqimi i pare kunder Maqedonise nisi me nje humbje 5-1 nje ndeshje e luajtur ne Tetove me 14 maj 1994 e ku golin e vetem per Shqiperine e realizoi Altin Rraklli. Autore te tre golave te tjere kuqezinj jane Rudi Vata dhe Erjon Bogdani ne fitoren 2-0 10 shkurt 1999 ne Tirane dhe i fundit qe ka realizuar ne porten maqedonase eshte Ervin Skela ne humbjen 3-1 ne Prilep ne 20 gusht te vitit 2003. Per perfaqesuesen ndeshja kunder Maqedonise e cila mberrin ne Korce me nje formacion te dores se dyte e me teper te rinj do te jete miqesorja e peste per vitin 2010 dhe e fundit per kete vit. Per trajnerin Josip Kuzhe kroati i dyte ne stolin e Kombetares sone pas Oto Barict kjo do te jete ndeshja e 13-te e tij ne krye te Shqiperise qysh kur ai e mori detyren zyrtarisht me 25 maj te vitit 2009 duke futur edhe dy ndeshjet me Bosnjen dhe Bjellorusine qe ne fakt paten ne bankine ndihmesin e tij boshnjakun Xhemal Mustedanagic por qe i llogariten Kuzhese. Ne shtate ndeshjet e tij te meparshme dallohet nje detaj kuptimplote madje te paarritur nga askush nga 4 paraardhesit e tij te huaj por dhe as nga ata shqiptare. Shqiperia nuk humbet qysh kur ajo deshtoi me Polonine 1-0 ne Reutlingen te Gjermanise nen drejtimin e holandezit Ari Han me 27 maj 2008. Kroati Josip Kuzhe eshte tekniku qe mban edhe rekordin e fitores 6-1 kunder Qipros me 12 gusht 2009 po me pese gola diference ashtu si Hans Peter Brigeli kunder Vietnamit modest po 5-0 ne Norcia te Italise. Per trajnerin kroat te perfaqesueses miqesorja kunder Maqedonise do te jete ndeshja e teta miqesore ku deri tani ne gjashte te parat ka koleksionuar 5 fitore Qipro Irlanda e Veriut Mali i Zi Andorra dhe Uzbekistani dhe 2 barazime Gjeorgji Estoni. Ne ndeshjet miqesore Shqiperia ka vendosur edhe dy rekordet ekstreme te saj humbjen me te thelle 12-0 me Hungarine 24 shtator te vitit 1950 Budapest dhe fitoren me te bujshme 6-1 kunder Qipros 12 gusht te vitit 2009 Tirane. Ndeshja e pare miqesore e Shqiperise e njohur nga FIFA duke perjashtuar ate kunder Malit te Zi ende nuk konsiderohej nje shtet eshte ajo kunder Rumanise me 23 tetor ne Bukuresht e te perfunduar ne barazim 1-1 gol i Qamil Telitit 49. Sa per kuriozitet fitorja e pare e kuqezinjve daton me 4 qershor te vitit 1950 ne fitoren 2-1 kunder Bullgarise fale golit te rralle te Loro Boricit 21 e te kompletuar nga Vasif Bicakut 56 nje fitore qe te kujtonte aromen e bukur te fitores se Kampionatit Ballkanik ne vitin 1946. Duke shkuar me tej ne dosjen e statistikave humbja e pare eshte ajo me Polonine ne Varshave me 6 nentor 1949 me rezultatin 2-1 ku per Shqiperine golin e vetem e shenoi Zihni Gjinali me te thellat Hungari-Shqiperi 12-0 dhe Rumani-Shqiperi 6-0. Ne fakt si nje humbje e turpshme mund te konsiderohet edhe ajo 2-0 me Andorren 17 prill 2002. Gjeografia e miqesoreve te Shqiperise shtrihet ne kater kontinentet madje me Kinen ne Azi Bahreinin ne Afrike Meksiken ne Shtetet e Bashkuara por dhe me Kuben ne Berat madje edhe me dy miqesore te bujshme si ato me Angline B ne Bernli dhe Portugaline.
Miqesoret me Kuzhene
Shqiperi-Gjeorgji 1-1
Shqiperi-Qipro 6-1
Estoni-Shqiperi 0-0
Shqiperi-Irlande e Veriut 1-0
Mali i Zi-Shqiperi 0-1
Shqiperi-Andorre 1-0
Shqiperi-Uzbekistan 1-0
Bilanci 5 fitore 2 barazime
Miqesoret me Maqedonine
14.05.1994 Tetove
Maqedoni-Shqiperi 5-1
Shenues Altin Rraklli
10.02.1999 Tirane
Shqiperi-Maqedoni 2-0
Shenues Rudi Vata Erjon Bogdani
26.04.2000 Prilep
Maqedoni-Shqiperi 1-0
Shenues Ervin Skela
05.01.2002 Manama
Maqedoni-Shqiperi 0-0
20.08.2003 Prilep
Maqedoni-Shqiperi 3-1
07.02.2007 Shkoder
Shqiperi-Maqedoni 0-1
Bilanci 6 ndeshje 1 fitore 1 barazim 4 humbje
Kombetarja nis ditet anti-Maqedoni
Kombetarja Shqiptare nisi ne qytetin e Pogradecit seancat stervitore per ndeshjen miqesore nderkombetares kunder Maqedonise takim i programuar per diten e merkure ne Korce.. Mungesave te Erion Kapllanit Gilman Likes dhe Erjon Bogdanit i eshte dhe ajo e Skeles. Ne pikepyetje per kete miqesore eshte dhe Lorik Cana. Megjithese vetem nje ndeshje miqesore trajneri Kuzhe ka thirrur vetem nje lojtar te ri dhe ky eshte Ledian Memushaj qe aktivizohet me Kievon ne Serine A. Kombetarja ne qytetin e Pogradecit ku do te zhvilloje kater seanca stervitore perpara se te luaje te merkuren.
Bulku Ta nisim me fitore ne Korce
Mesfushori i Kombetares Ervin Bulku e vleresoi te rendesishme miqesoren me Maqedonine takim qe do te luhet per here te pare ne Korce. Eshte nje ndeshje miqesore me nje kundershtar qe te imponon respekt per futbollin qe ka treguar - tha lojtari qe aktivizohet ne Kroaci me Hajdukun e Splitit. Kjo perballje do na sherbeje per te pare gjendjen qe ka ekipi para ndeshjeve eliminatore te Euro 2012-s - shtoi ish-lojtari i Tiranes.
Shqiperia i ka fituar kater miqesoret e zhvilluara kete vit duke filluar me Irlanden e Veriut Malin e Zi Andorren dhe se fundi Uzbekistanin me sulmuesin Hamdi Salihi qe ka shenuar ne tri ndeshjet e fundit. Kjo perballje eshte nje mundesi e mire per lojtaret qe jane aktivizuar per te treguar formen e tyre ne menyre qe te gjejne hapesirat e duhura ne ndeshjet e ardhshme. Shpresoj qe te arrijme nje rezultat pozitiv aq me shume qe Kombetarja luan per here te pare ne Korce. Miqesorja e fundit midis Shqiperise dhe Maqedonise eshte zhvilluar ne shkurt te vitit 2007 kur Shqiperia humbi 1-0 ne Shkoder nen drejtimin e trajnerit kroat Oto Baric. Kombetarja shqiptare nen drejtimin e Kuzhese ka zhvilluar shtate ndeshje duke pasur nje bilanc teresisht pozitiv 5 fitore 2 barazime ku e fundit eshte ajo me Uzbekistanin takim i luajtur ne Durres.
Kastrioti vret Teuten ne Kruje
Krutanet regjistruan fitoren e dyte sezonale ne 11 jave kampionat
Flamurtari kampion i fazes se pare. Te shtunen tjeter nis e dyta
Kastrioti permbysi avantazhin e Teutes ne pjesen e pare duke fituar me shifrat 3-1 ndaj durrsakeve ne ndeshjen permbyllese te javes se 11-te e njeheresh te fazes se pare te Kategorise Superiore. Teuta shenoi e para me ane te talentit 19-vjecar Brunild Pepa 30 goli i katert sezonal i lushnjarit por me fillimin e pjeses se dyte Kastrioti u kunderpergjigj me kosovarin Liridon Leci 47 ne golin e tij te pare sezonal.
Per ti siguruar avantazhin krutaneve mendoi braziliano-kroati Robert Alvizh 68 nderkohe qe nje tjeter kroat Ivan Babic fiksoi shifrat 3-1 ne minuten e 90-te njeheresh edhe fitorja e dyte ne 11 jave e Kastriotit. Per Teuten kjo ishte humbja e katert sezonale ne fazen e pare qe pati si kulm per durrsaket e Edi Martinit fitoren 6-0 ndaj Bylisit ne javen e 10-te.
Pas javes se fundit te fazes se pare Flamurtari kryeson i vetem me 25 pike i ndjekur nga Dinamo 23 me te cilen do te perballet direkt ne Vlore. Ne fazen e pare Flamurtari fitoi 1-0 ne kryeqytet. Ne javen e 12-te Kastrioti do te prese ne shtepi Shkumbinin barazoi 2-2 ne fazen e pare ne Qemal Stafa ndersa Teuta do te luaje ne Lac barazoi 0-0 ne Niko Dovana.
Ndeshjet e tjera te javes se 12-te jane edhe Skenderbeu-Besa ne fazen e pare 2-0 Bylis-Vllaznia faza e pare 2-3 Tirana-Elbasani faza e pare 1-1.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 11
12-15 nentor
Te premten 12 nentor
Laci-Besa 1-0
Te shtunen 13 nentor
Skenderbeu-Dinamo 3-2
Bylis-Shkumbini 3-2
Te dielen 14 nentor
Elbasani-Flamurtari 1-2
Tirana-Vllaznia 0-2
Te henen 15 nentor
Kastrioti-Teuta 3-1
RENDITJA
1 Flamurtari 11 25
2 Dinamo 11 23
3 Skenderbeu 11 22
4 Vllaznia 11 17
5 Tirana 11 15
6 Teuta 11 15
7 Shkumbini 11 14
8 Laci 11 14
9 Kastrioti 11 11
10 Bylis 11 10
11 Besa 11 8
12 Elbasani 11 6
Fitoret mbizoteruan vendaset
Me perfundimin e fazes se pare ne 66 ndeshjet e zhvilluara ne 11 jave u shenuan 168 gola 106 te realizuar nga ekipet vendase dhe 62 gola nga ato udhetuese. Ekipet vendase kane fituar 38 takime ndersa ato udhetuese 13. 15 ndeshje u mbyllen ne barazim.
Bakaj e Xhafaj nga 7 gola
Elis Bakaj i Dinamos dhe Daniel Xhafaj i Flamurtari jane dhe golashenuesit me te mire te fazes se pare. Te dy shenuan nga 7 gola. Sinani Vllaznia Pejic Tirana me i miri i huaj dhe Cota Teuta realizuan secili nga 6 gola.
16 Nentor 2010