Galiani: Luajmë futboll të bukur, bravo Leo!
Galiani u shpreh se kjo vendosje e skuadrës, me tre sulmues të fuqishëm, që janë në gjendje t’i bëjnë keq çdo kundërshtari, i pëlqen edhe presidentit Silvio Berluskoni. “Gjithnjë kemi kërkuar një skuadër sulmuese dhe tashmë kemi një trajner që po na dhuron një futboll të bukur”, tha numri dy i klubit kuqezi.
Ai shtoi më tej se vlerëson edhe Luçiano Spaletin dhe filozofinë e tij se mbrojtja më e mirë është sulmi, filozofi që e aplikoi në kohën që ishte trajner i Romës. “Më pëlqen Spaleti. Në përgjithësi më pëlqejnë trajnerët që kanë prirje sulmuese”, nënvizoi administratori i Milanit.
Në fund, ai foli edhe për blerjen më të re të ekipit, sulmuesin 20-vjeçar nga Gana, Adijah, lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror U-20: “Ai është një lojtar i talentuar që ka shumë për të treguar. Pasi të kryejë vizitat mjekësore, do të firmosë kontratën me ne”.