E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdez, “maratonë” 7 kilometra kundër të ftohtit

Midis shumë shifrave që ofron UEFA në fund të çdo ndeshjeje në Ligën e Kampionëve, është edhe ajo që tregon distancat e përshkuara nga futbollistët në fushën e lojës. 10-12 kilometra për mesfushorët dhe 6-7 për sulmuesit, këto janë pak a shumë të dhënat normale. Por ka edhe raste të pazakonta.

Për shembull, marrim ndeshjen e të mërkurës midis Rubin Kazanit dhe Barcelonës. Në të ftohtin e stadiumit “Centralni” vrapojnë të gjithë, ndoshta edhe për të mundur temperaturat që shkonin deri në -5 gradë. Vrapon Iniesta, Ksavi, Keita, Ture dhe... Viktor Valdes. Po, pikërisht ai, portieri i Barçës.

Plot 6 kilometra e 880 metra ka vrapuar spanjolli (rreth 68 herë fushës nga fillimi në fund), pothuajse sa një sulmues normal. Për të bërë krahasimet, mjafton të shohim kilometrat e përshkuara nga kolegët e tij në fushat e tjera. Kështu, Kasiljas mbtet në 3 kilometra e 270 metra, Almunia i Arsenalit 4.2 kilometra, ndërsa Rizhikov, portieri i Rubinit, në të njëjtat kushte, vrapoi 4.8 kilometra.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›