Çelsi, rrugë e lirë në merkato, gati “sulmi” për Vilën
Në këtë mënyrë, skuadra e Karlo Ançelotit do të vihet menjëherë në lëvizje për të operuar në merkaton e dimrit. Objektivi i parë duket se është sulmuesi spanjoll i Valencias, David Vila. Reparti i sulmit është ai që ka më tepër nevojë për përforcime, duke përë që Drogba, Kalu dhe Xhon Obi Mikel do të mungojnë për gati një muaj në fillim të janarit, për shkak të angazhimit me Kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës.
Roman Abramoviç është gati të derdhë në arkat e Valencias një shumë prej 33 milion stërlinash (rreth 37 milion euro). Një shumë që vështirë se mund të refuzohet nga një klub që vazhdon të vuajë ende nga problemet e rënda financiare.
Por një problem që mund ta ndërlikojë disi operacionin është fakti që spanjolli ka luajtur me Valencian në Ligën e Europës, prandaj nuk mund të luajë edhe me Çelsin në fazën e dytë. Një tjetër alternativë mund të jetë edhe Serxho Aguero, për të cilin qëndron i njëjti kufizim si me David Vilën.