Kalçopoli, goglat e shortit të gjyqtarëve trukoheshin?
“Goglat që përdoreshin për shortin e gjyqtarëve ishin të vjetra, të dala boje dhe të shenjuara, sidomos në sezonin 2004-2005. Në zgjedhjen e gjyqtarit për ndeshjen Milan-Juventus, vendimtare për atë sezon, diçka nuk shkoi siç duhej”, deklaroi Martino, i thirrur si dëshmitar në gjykatën e Napolit.
Ai tregon ndjesitë e asaj dite, kur duhej zgjedhur gjyqtari i asaj ndeshjeje: “U dëgjua një e kollitur nga mbikqyrësi Paolo Bergamo, në momentin që gazetari i caktuar për të përzgjedhur goglat, tërhoqi goglën e verdhë që kishte brenda emrin e gjyqtarit”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bergamos: “Përgjegjësi i shortit, Pier Luixhi Paireto ishte shumë larg nga tavolina ku ishin vazot, për të parë se çfarë goglash kapte gazetari. Nga pozicioni ku ishte (dhe në një sallë të madhe të vëzhguar me kamera nga të gjitha anët), Paireto nuk mund të shihte me saktësi atë që dora e gazetarit tërhiqte nga vazoja. Pastaj, askush nuk e dinte emrin e atij që caktohej të tërhiqte goglat, pasi kjo vendosej vetëm pak minuta para shortit”.