Rumunët në alarm: “Kujdes nga Bogdani!”
Ndihmëstrajneri i Kombëtares së Rumanisë, Stefan Jovan, një ish-kampion i Europës me Steauan e Bukureshtit (1986), paralajmëroi në mediat rumune, se Shqipërisë do të jetë një ekip i vështirë për ta mundur, pasi sipas tij është një ekipi që ka një mbrojtje të shumë të organizuar. “Edhe pse emri i Shqipërisë nuk do të thotë shumë (në futboll), nga ajo mund të presësh një ndeshje të vështirë prej asaj që unë pashë në video së bashku me (trajnerin) Luçesku. Mbrohet shumë mirë, është e angazhuar dhe ka mesfushorë që mund të krijojnë probleme”, - citohet Iovan nga gazeta sportive rumune “Pro Sport”. Ndihmësi i Luçeskut, një ish-lojtar me karrierë të gjatë 20-vjeçare si futbollist, deklaroi se Rumania duhet të tregojë kujdes të madh nga sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, i cili mund të befasojë mbrojtësit rumunë.
“Fizikisht ai është shumë i lartë dhe në gjendje të mirë. Ai është gjithashtu shumë luftues në lojë. Tani luan te Çezena në Itali, dhe ka treguar cilësi në një nga kampionatet më të forta në botë. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj tij”. Stefan Jovan mendon se Shqipëria tani ka një ekip më të mirë dhe më të organizuar se sa paraqiti në ballafaqimin e fundit midis dy ekipeve (Rumani fitoi 6-1). “Shqipëria luan me një skemë shumë fleksibël 4-4-1-1, di të mbrojë mirë dhe duket më hermetike në mbrojtje”.
LAZAR - Kostin Lazar, një nga lojtarët e thirrur së fundi nga trajneri Razvan Luçesku, përveç entuziazmit për pjesëmarrjen e tij në ekipin Kombëtar rumun tha: “Ne jemi optimistë. Presim dy ndeshje të vështira, por ne e nisim me një shans. Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të marrim sa më shumë pikë për t’u kualifikuar në finale. Do të më vinte keq nëse do të qëndroj në bankinë në ndeshjen e parë”, -tha lojtari i Rapidit të Bukureshtit.
MARIKA – Ciprian Marika tha se ai nuk dëshiron të mendojë aspak për fushatën e fundit kualifikuese. “Kam ardhur për të dhënë më të mirën. E kujtoj më trishtim të madh fushatën paraardhëse. Nuk dëshiroj të përsëritet e njëjta situatë. Shqipëria tani është një ekip më i mirë, por që na duhet të fitojmë. Përshëndes rikthimin e Kosmin Kontrës, na duhej një lojtar me eksperiencë. Shpresoj se publiku do të na nxisë, do të krijojë një atmosferë të bukur”, tha sulmuesi i Shtutgardit, Ciprian Marika.
TË PAPUNË- “Ndeshja e së premtes në Piatra-Neamnt ka dhe një aspekt të ri”, shkruan “Pro Sport”. “Ashtu si te grupi rumun dhe te ai shqiptar, ka nga një lojtar, të cilët deri tani janë pa ekip”. Te Rumania është Kozmin Kontra, i cili nga hëna është përfundimisht një lojtar i lirë, pasi klubi i Timoshoarës nuk i rinovoi kontratën 34-vjeçarit. Nga ana tjetër, te Shqipëria është Ervin Skela pa ekip. Kapiteni i shqiptarëve së fundi luante para pak kohësh te Koblenzi, në Gjermani.
1 Shtator 2010