E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët përkujtojnë 10 shkurtin, Ditën e Diplomacisë

Rusia festoi dy ditë më parë Ditën e Diplomacisë. Ky
institucion kaq prestigjioz kujtohet në këtë datë, pikërisht
më 10 shkurt, sepse ishte viti 1549 kur një zyrë diplomatike
profesionale u krijua për herë të parë brenda strukturës
së qeverisë ruse.
Më pas ishte dekreti i 31 tetorit të 2002-shit i Presidentit
rus në përkujtim të 200-vjetorit të Ministrisë së Jashtme
ruse që vendosi festimin e kësaj dite më 10 shkurt.
Të gjitha ambasadat ruse kudo në botë e përkujtuan këtë
ditë të shënuar. Edhe ambasada ruse në Tiranë nuk bëri
përjashtim. Me këtë rast, ambasadori rus në Shqipëri, Aleksander
Prishepov, organizoi një pritje në Shtëpinë e
Oficerëve.
Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov,
nënvizoi në këtë ditë se diplomacia ruse është një mjet
i domosdoshëm në aktivitetin e politikës së jashtme të
Federatës Ruse. Në një intervistë me "Voice of Russia"
("Zëri i Rusisë"), Ryabkov shprehu besimin se Ministria e
Jashtme ruse ka forcuar shtetin rus dhe ka ndihmuar në
zgjidhjen e çështjeve globale me të cilat komuniteti ndërkombëtar
ballafaqohet aktualisht.
"Aktualisht Rusia ushtron një influencë aktive në të gjitha
proceset më kryesore ndërkombëtare, si në ekonomi, çarmatim
dhe zgjidhjen e konflikteve", tha ai.
Si shembull ai mori traktatin për sigurimin evropian të paraqitur
nga Presidenti rus, Dimitri Medvedev, vitin e kaluar,
"që ka depërtuar thellë në marrëdhëniet ndërkombëtare".
Sipas Ryabkov, Ministria e Jashtme ruse do të arrijë të
realizojë aktivisht politikën e jashtme të Rusisë mbi bazën
e vizionit të unitetit dhe lidhjeve të ndërsjella të komunitetit
ndërkombëtar.
Rusia ka aktualisht marrëdhënie diplomatike me 185 vende
të botës dhe ka ambasada në 142 shtete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›