E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia plan për transportin urban në kryeqytet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Transportit Qytetas, tha se “ transporti urban është një nga prioritetet e Bashkisë së Tiranës dhe për këtë çështje është hartuar edhe Master Plani për një shërbim bashkëkohor të kryeqytetasve”.

Kryebashkiaku bëri me dije se, ky Master Plan përfshin katër grupe projektesh, për transportin publik në vitet 2010-2011, si investimet në skemën e rrjetit rrugor për të rritur aksesin dhe mundësinë e lëvizjes , lëvizja multimodale me korsi të dedikuara të autobusëve dhe këmbësorëve, ngritja e qendrës së menaxhimit të trafikut, si dhe një paketë të posaçme për përmirësimin e kushteve të komoditetit dhe rritjes së cilësisë së menaxhimit.

Duke u nisur nga rëndësia që ka transporti urban në kryeqytet, ku nga anketimet e Bashkisë rezultojnë se 44 % e qytetarëve përdorin këtë lloj transporti, Rama nënvizoi se “ Bashkia e Tiranës është duke përgatitur “ Kartën e Mobilitetit” e cila është një kontratë me operatorët e shërbimit të transportit, ku do të ndërfuten sanksione dhe forma të reja , si sistemi i raportimit , monitorimit dhe kontrollit të operatorit”.

Kjo lloj platforme do të lejojë që nëpërmjet sistemit IT, do të kontrollohet në kohë reale me kamera të gjithë autobuzët e kryeqytetit., që nëse konstatohen shkelje të kryerjes së të drejtës së shërbimit , do të penalizohen operatorët me gjoba deri në humbjen e të drejtës së licencës .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›