E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: “Sheva në Itali, vetëm me Milanin”

"Nuk e di nëse Celsi do të vendosë ndonjëherë të shesë Andrij Shevcenkon. Unë kam thënë vetëm se nëse Shevcenko do të kthehej në Itali, nuk do ta shihja me një bluzë të ndryshme nga ajo e Milanit". Janë fjalët e Adriano Galianit, administratorit të deleguar të Milanit. Kuqezinjtë do të përballen të dielën me Interin. "Triumfi në Japoni është vetëm i fundit i një serie fitoresh të pabesueshme. Nëse rimendojmë atë që ka ndodhur ne vitin 1987 me këtë të sotmin, duket të jetë një ëndërr", - shton Galiani. "Kur humbasim thonë se jemi të vjetër, kur fitojmë përkundrazi bëhemi ekspertë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›