E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Venger, e pasigurt

Presidenti i Arsenalit, Piter Hill-Ud, pranoi se nuk kishte siguri për qëndrimin e përhershëm në Londër të teknikut Arsen Venger. Kontrata e trajnerit francez me "Topcinjtë" skadon në fund të majit të vitit 2008. Nuk mund të them, - nënvizoi Hill-Ud, - se Venger do të përtërijë kontratën, por nuk mund të pohoj me siguri se ai do të qëndrojë me ne. Lamtumira e mundshme e Vengerit ishte dhe shkaku që coi Tieri Henri te Barcelona para pak ditësh, ku sulmuesi francez firmosi një kontratë katërvjecare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›