E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti N’gog rihap diskutimin për simulimet në futboll

David N’gog ndoshta mund të jetë lojtari i fundit që i shpëton një dënimi të gjatë, për një simulim të dukshëm që solli penalltinë e paqenë në favor të Liverpulit në ndeshjen e të enjtes përballë Birmingamit (e shndëruar në gol nga Xherrard).

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, Football Association, në bashkëpunim me FIFA-n po mendon hartimin dhe aplikimin e rregullave dhe ndëshkime më të rënda për ata që përpiqen të përfitojnë nga faulla inekzistentë.

Kështu, mund të shtohen edhe dy gjyqtarë për të vëzhguar në vijat fundore (ashtu si në Ligën e Europës), si dhe do të përdoren pamjet televizive si prova për të dënuar futbollistët simulues.   

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›