E Diel, 1 Nëntor 2026

Guti mendon largimin, në Milano gati të përfitojnë

33-vjeçari nuk po gjen shumë hapësira në skuadrën e Manuel Pelegrinit. Ai është një nga lojtarët me më shumë përvojë tek Reali (që në vitin 1994 tek ekipi i parë), prandaj Valdano do përpiqet të gjejë një zgjidhje që do ta mbante spanjollin në radhët e skuadrës kryeqytetase.

Por çështja për mesfushorin është e thjeshtë: ose ai, ose Pelegrini në skuadër. Dhe nëse drejtuesit vendosin të vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin (gjë që ka shumë gjasa të ndodhë), atëherë duket se e vetmja rrugë për Gutin është largimi nga “Bernabeu”, ndoshta në formë huazimi në një ekip jashtë Spanje.

Të enjten, mediat italiane raportonin se ai i ka kërkuar ish-shokut të skuadrës tek Reali, Shnajder, që t’ua prezantojë kandidaturën e tij drejtuesve të Interit. Megjithatë, edhe Milani duket se është i gatshëm të përfitojë. Megjithëse nuk mund të luajë në Ligën e kampionëve, përvoja e gjatë mund të bëjë që të jetë shumë i vlefshëm në ndeshjet e kampionatit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›