E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet në Tiranë makina e vjedhur e Xhenaro Gatuzos

Aksioni është kryer sot nga skuadra e Antitrafikut të Tiranës. Sipas informacioneve të para, makina tip Range Rover ka hyrë në territorin shqiptar nga një shtetas italian. Në momentin e bllokimit, automjeti kishte targat TR 0056 P, ndërsa targat origjinale në Itali ishin CW 5422 G.

Menjëherë kanë nisur procedimet për zotëruesin e makinës së vjedhur të Gatuzos, ndërkohë që po hetohet edhe për të zbuluar mënyrën se si automjeti është cikluar dhe targuar në Shqipëri.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›