E Diel, 1 Nëntor 2026

Daiu: Tirana? Besa luajti ndershëm “Ndaj Tiranës barazuam, por dhe mund ta fitonim ndeshjen, pasi na u anulua një gol i Cikalleshit”, - tha Daiu për mediat sportive.

Përparim Daiu, zëvendëstrajneri i Besës, pohoi se skuadra kavajase luajti ndershëm në barazimin 1-1 me Tiranën në javën e 30-të të Kategorisë Superiore, që solli më pas edhe kryesimin e Vllaznisë.

“Ndaj Tiranës barazuam, por dhe mund ta fitonim ndeshjen, pasi na u anulua një gol i Cikalleshit”, - tha Daiu për mediat sportive. “Ne do ta respektojmë kampionatin deri në fund”, -theksoi ish-trajneri i Dajtit.

Besa renditet në mesin e artë të Superligës, vendi i 6-të me 40 pikë, por duke mos pasur mundësinë për të luajtur vitin e ardshëm në Europë.

E Hene, 04 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›