Bejzade: Kriza filloi me largimin e JosësPas largimit të Josës në javën e 20-të, në stolin verdheblu erdhi Faurk Sejdini (dha dorëheqjen në javën e 27-të), ndërkohë që aktualisht skuadrën e drejton nga java e 28-të, Ramadan Shehu.

Sulmuesi i Elbasanit, Skerdi Bejzade (30 vjeç), një “veteranët” e futbollit shqiptar (luan që nga sezoni 1991-1992, atëherë me Dinamon) vlerësoi se faktori kryesor i krizës së Elbasanit në këtë kampionat është largimi i trajnerit Mirel Josa.
Elbasani pas 30 javësh ndodhet në vendin e 9-të (31 pikë, 6F, 13 B, 11 H) dhe ndodhet shumë pranë rënies nga Kategoria Superiore, pasi kur duhen edhe tri javë nga përfundimi i sezonit ka 2 pikë më shumë se Apolonia e tri më shumë se Bylisi i vendit të fundit.
Bejzade, i cili më parë ka luajtur edhe me Vllazninë (57 ndeshje, 17 gola) e Partizanin (30 ndeshje, 9 gola), pohoi se “Josa e kishte krijuar fizionominë e një grupi me pretendime. Largimi i tij nga drejtuesit ishte i nxituar”.
Pas largimit të Josës në javën e 20-të, në stolin verdheblu erdhi Faurk Sejdini (dha dorëheqjen në javën e 27-të), ndërkohë që aktualisht skuadrën e drejton nga java e 28-të, Ramadan Shehu.
Bejzade, shumë pak i aktivizuar këtë sezon për shkak të problemeve shëndetësore (13 ndeshje, 1 gol) njihet për qëndrimet e tij realiste dhe deklarimeve të hapura në kundërshtim me filozofinë e gabuar të drejtuesve të klubit.
E Hene, 04 Maj 2009