E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani “përkëdhel” Ibrën: Sezoni i tij më i mirë

TIRANE-Adriano Galiani ka çatuar sot për gati gjysmë ore me tifozët e Milanit, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme mbi Milanin. “Do të provojmë të fitojmë të tre kompeticionet, por unë nuk flas për tripletë që prej vitit 1990. Objektivi është të mundim Barcelonën, nuk kemi frikë”, tha ai. I pyetur për Zllatan Ibrahimoviç, Galiani tha se është i bindur që ky është sezoni i tij më i mirë, “edhe pse gjithnjë ka qenë i madh”. “Keqardhja e vetme është që nuk erdhi te ne që në vitin 2006”, u shpreh numri 2 i Milanit. Galiani e ka quajtur suedezin si një nga blerjet e tij më të mira, “bashkë me Van Basten, Shevçenkon dhe Kakanë”. Në fund, ai foli edhe për Paton, “për të cilin duhen kuptuar shkaqet e dëmtimeve të shumta në dy sezonet e fundit”.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›