Galiani vendos: Gatuzo e Sedorf janë të Milanit
Me mbylljen e kampionatit të Serisë A, Milani fillon të mendojë për merkaton, veçanërisht për lojtarët që mund të largohen. Xhenaro Gatuzo është një nga futbollistët që ka një ofertë të majme mbi tavolinë nga rusët e Anzhit, por Adriano Galiani frenon. “Gatuzo ka një kontratë me Milanin dhe nuk ka kërkuar të largohet”, shprehet administratori i deleguar i ekipit kuqezi. E njëjta gjë edhe për Sedorf: “Unë dhe Berluskoni duam që Seedorf të qëndrojë me ne. Duket se gjithçka do të sqarohet në orët në vazhdim.”