Babai i Bendtnerit: Niklas do iki nga Arsenali
Babai i Niklas Bendtnerit, i cili është edhe menaxher i tij, ka bërë të ditur se biri ka njoftuar Arsenalin se dëshiron të largohet nga klubi. Sulmuesi danez ka humbur vendin e tij në formacionin bazë këtë sezon dhe është i gatshëm të vlerësojë ofertat, ndërsa spekulohet se kërkohet nga Bajern Mynihu. “Niklas është 100 për qind i vendosur për të ndërruar klubin. Ai ka marrë këtë vendim dhe për këtë ka njoftuar Arsenalin. Ka nevojë të luajë rregullisht dhe fatkeqësisht duhet të largohet”, tha Tomas Bendtner për “Daily Mirror”.