Mançini këmbëngul: Karlos Teves nuk lëviz
Menaxheri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, është munduar të hedhë poshtë spekulimet se Karlos Tevez do të largohet nga klubi. Sulmuesi argjentinas pritet të braktisë skuadrën nga Eastlands gjatë verës, ndërsa kërkohet nga gjigantët italianë Juventus dhe Inter. Por, pasi udhëhoqi Sitin drejt kualifikimit të drejtpërdrejtë për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve dhe triumfit në FA Cup, Mançini ka theksuar se Tevez nuk do të shkojë askund. “Kam biseduar me të javën e kaluar dhe për mua ai do të mbetet këtu”, tha Mançini për mediat angleze.