Udineze refuzon 35 milionë euro për Sançezin
Aleksis Sançez është një nga sulmuesit më të njohur në botë, por Udineze nuk do të heqë dorë nga kiliani për pak para. Sançez me lojërat fenomenale në Serie A gjatë sezonit të kaluar është bërë objektiv i klubeve më të mëdha europiane, midis të cilave Mançester Junajtid, Man. Siti, Çelsi, Barcelona dhe Inter, transmetojnë mediat italiane. Djali i presidentit të Udinezes, Giampaolo Poca, Dino, ka deklaruar se “zebrat” kanë refuzuar ofertën prej 35 milionë euro për Sançezin. Sulmuesi 22-vjeçar ka kontratë me Udinezen deri më 2014.