E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Koha e kometës" premiera sot në Tiranë

Filmi "Koha e Kometës" i regjisorit Fatmir Koci, një bashkëprodhim shqiptaro-gjerman është realizuar mbi librin "Viti i mbrapshtë" të shkrimtarit Ismail Kadare do të jepet sot premirë në kinema "Milenium" 

TIRANE- Më në fund, "Koha e Kometës", filmi i Fatmir Koçit mbërrin në Tiranë. Prezantimit të tij për publikun e kryeqytetit është menduar t'i paraprijë një premierë, e cila do të organizohet sot në mbrëmje në orën 20:00 në kinema "Millenium". Sipas njoftimit, do të jenë të ftuar personalitete të njohura. Nga stafi i filmit, pritet që i pranishëm në premierë të jetë Blerim destani, i cili interpreton edhe rolin kryesor, si dhe drejtori i fotografisë Donald Gilian, i njohur për bashkëpunimet e tij me regjisorë të njohur të Hollivudit. Ndërsa shfaqja për publikun e gjerë do të fillojë nesër e do të zgjasë deri në datën 20 tetor. Filmi "Koha e Kometës" i regjisorit Fatmir Koci, një bashkëprodhim shqiptaro-gjerman është realizuar mbi librin "Viti i mbrapshtë" të shkrimtarit Ismail Kadare. Në të interpreton një staf aktorësh si Masiela Lusha, Blerim Destani, Çun Lajçi, Thomas Heinz Ralf Moeller, Luan Jahja, Xhevdet Feri etj. Premierën e parë të tij, "Koha e kometës" e pati në Festivalin Ndërkombëtar Veror që u mbajt në Durrës, ku u vlerësua edhe me çmimin e filmit më të mirë kombëtar. Më tej filmi u prezantua edhe për publikun e Prishtinës, Tetovës dhe Shkodrës. Pas disa datash të përfolura në Tiranë, më në fund është vendosur dita e sotme për shfaqjen në kryeqytet. Ngjarjet zhvillohen në Shqipërinë e vitit 1914. Princ Vidi behet mbret i Shqipërisë. Ai merr një letër nga fanatikët muslimanë, të cilët i kërkojnë të bëhet synet, por ai refuzon. Shestani, një musliman dhe katër miqtë e tij nisen për luftë. Por rrugës Shestani takon Agnes, një vajzë katolike që po e çojnë në manastir për ta bërë murgeshë kundër dëshirës së saj. Ata bien në dashuri. Shestani dhe shokët e tij vazhdojnë të kërkojnë luftën pa e gjetur atë.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›