E Diel, 1 Nëntor 2026

Gallatasarai nuk i meriton keto pozita

Lorik Cana

Prej kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Koniasporin, Lorik Cana nuk është aktivizuar në takimin e Kupës së Turqisë që Gallatasarai zhvilloi me Gaziantepspor. Për këtë arsye, klubi ka vendosur që mesfushori shqiptar, së bashku me shokun e skuadrës, Emre Çolak, ishin të pranishëm në hapjen e një dyqani zyrtar të klubit, ndërsa janë takuar edhe me tifozët. Në bisedat me fansat e Gallatës, kuqeziu 27-vjeçar deklaroi se skuadra nuk e meriton pozicionimin në vendin e 9 në kampionat, në kuotën e 23 pikëve pas 17 javëve, 19 më pak se Trabzonspori, kryesues i Superligës. “Momentalisht pozitat tona në klasifikim nuk janë të mira. Megjithatë, kemi mbështetjen e tifozëve dhe jemi optimist për të ardhmen. Kartoni i kuq? Për të luajtur në një ekip si Gallatasarai duhet të kesh shpirt luftëtari”, tha Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›