E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani i kënaqur me Leonardon

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Leonardo ka besimin e bosit të tij, Silvio Berlusconi.
Humbja e javës së kaluar nga Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve, solli kritikat e hapura të Berlusconit ndaj Leonardos, që e bëri atë publikisht të pranojë se është i gatshëm të japë dorëheqje.
"Ka pasur një keqkuptim. Fjalët e presidentit janë keqinterpretuar. Ai është përgjigjur në pyetjet nga një reporter politik. Ka pasur diskutim me trajnerin tonë dhe tani gjithçka është zgjidhur", ka thënë Galliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›