Java 22, Flamurtari – Kastrioti 1-1

(www.albania-sport.com) – Flamurtari dhe Kastrioti u ndanë në një barazim 1-1 në Vlorë, por me skuadrën krutane të tërhequr nga fusha në minutën e 89-të takimit, në shenjë proteste për penalltinë e dhënë nga gjyqtari ndërkommbëtar, Sokol Jareci, në favor të vlonjatëve pas një faulli ndaj sulmuesit Migen Memelli.
Situata u acarua midis dy kampeve, teksa abitri Jareci ndëshëkoi me karton të kuq Halim Begajn e Flamurtarit dhe Gentian Gjondedën e Kastriotit.
Gjyqtari Jareci shkoi personalisht pranë bankinës së Kastriotit për të bindur stafin krutan për tu rikthyer në fushë, pasi priti pesë minuta e mbylli takimin pa u ekzektuar goditja e penalltisë.
Golat në Flamurtari-Kastrioti mbajnë firmat e Artan Sakajt (19’, penallti e fituar nga Memelli) për vlonjatët e Gugash Maganit dhe Eleandro Pemës (35’) për krutanët e Ramadan Ndreut.
Edhe në fazën e parë ky takimi midis dy ekipeve në Krujë kishte përfunduar në barazim 1-1. Falë një goli në minutën 92-të realizuar nga braziliano-kroti Robert Alvizh, Flamurtari mori një pikë të çmuar në barazimin 1-1 me Kastriotin në Krujë. Për skuadrën krutane shënoi Olsi Teqja në minutën e 57-të.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 21 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili