Maqedoni,VMRO/DPMNE në krye të sondazheve
Një sondazh i realizuar nga instituti "Pavel Shatev" në Maqedoni, nga data 15 në 20 shkurt, tregon se partia VMRO/DPMNE është më e votuara në radhët e popullsisë.
Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski do të votohej nga 24.5 përqind e të anketuarve, e ndjekur nga LSDM me 9.3 përqind dhe partitë shqiptare BDI me 6.1 përqind, PDSH 2.9 dhe DR 1.5 përqind.
Sipas sondazhit, Gruevski është gjithashtu në krye të listës së liderëve më të votuar, me 26 përqind të të anketuarve.
Pas tij vijnë ish-presidenti Cervenkovski me 8.4 përqind, Ali Ahmeti me 6.1 përqind dhe Menduh Thaçi me 3.6 përqind.