Arrestohet ‘njeriu i presidentit’
Policia e Zagrebit ka arrestuar njeriun që gënjeu kompaninë Mesoprerada se po porosiste salsiçe, proshutë dhe produkte të tjera të mishit për ndejën që po e organizonte presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic.
48-vjeçari Ivica T. Kishte thirrur më 20 dhjetor kompaninë nga Slatina, Mesoprerada, duke pohuar se i duhej të organizonte ‘një ndejë presidenciale’ , andaj edhe i duhej që prej saj të porosiste disa pako me prodhime mishi.
Kompanisë Mesoprerada ia dërgoi fletëpagesën me vlerë prej rreth 14,000 eurosh, ndërkohë që në vendin e paraparë për nënshkrim figuronte emri i një kompanie inekzistente.
Kur u kuptua për mashtrimin, hajni tashmë kishte ikur me veturën e tij.
Marrja e mishit të vlefshëm rreth 10,000 euro ishte kryer në pompën e benzinës Zovko, në Sesvete.
Nga kompania Mesoprerada transportuesit i kishin thënë që ta kthente mishin prapa, sepse paratë nuk ishin paguar në xhirollogari, ndërkaq Ivica insistonte që ta shpinin në kompani për të sqaruar “mosmarrëveshjen’ e krijuar. Sapo kishte hyrë në veturë, Ivica kishte ikur, megjithëse policia arriti ta arrestonte sepse transportuesi kishte shënuar numrin e targave të veturës së tij. (Srna)