E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gana beson në titull

Gana është ekipi i vetëm që e prezanton kontinentin e Afrikës në fazën eliminuese të Kampionatit botëror, ndërsa mbrojtësi Samuel Inkoom beson se ekipi i tij mund ta mposhtë Uruguain në çerekfinale dhe të ecën me hapa të sigurt deri te vetë titulli i kampionit të botës.

“Ne, jo vetëm që mundemi ta mposhtim Uruguain, por besojmë se mund të bëhemi kampionë. Ne jemi familje dhe për këtë mund të fitojmë”, tha Inkoom në një konferencë për shtyp.

21 vjeçari, i cili luan në qendër të mbrojtjes, por edhe si mbrojtës i djathtë, ka shtuar se është i lumtur me atë që po e shfaq në Afrikën e Jugut.

“Unë kam qëndrim të mirë dhe punoj fort. Jam lojtar shumë i mirë. Nëse beson në mundësitë e tua, atëherë besoj se je në gjendje të bësh çfarë të dëshirosh”, vazhdoi futbollisti i FC Basel.

Gana i eliminoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në të tetën e finales, duke fituar me rezultat 2:1 pas lojës shtesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›