Mediat gjermane për ekipin: “Ju duam”

Gjermania e lavdëroi ekipin e saj të ri që eliminoi Anglinë nga Kampionati botëror dhe e përshkroi fitoren 4-1 të dielën si hakmarrje për humbjen 44 vite më parë, me të cilën Luanët shkuan drejt titullit të tyre të parë dhe të vetëm.
“Djelmosha, ne ju duam”, shkruante në ballinën e të përditshmes sportive Bild pas fitores 4-1 të Gjermanisë që ua siguroi përballjen me Argjentinën në çerekfinale. “Anglia e ndrydhur”, shkruante në një fotografi të sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Mueller, që festonte njërin prej dy golave të tij.
Tabloidi Berliner Kurier vendosi për një titull me një fjalë angleze: “YES ! – por nuk rezistoi për të shtuar “Kjo ishte hakmarrja për Wembley”, duke iu referuar humbjes së Gjermanisë më 1966, ndjenjë që u nda edhe nga disa të përditshme tjera.
“Tani jemi barazuar”, shtoi tabloidi B.Z. Afro 26.6 milionë banorë në Gjermani, shtet me popullsi prej 82 milionësh, përcollën ndeshjen e së dielës, sipas Media Control, grup që përcjell shikueshmërinë televizive.
Mijëra të tjerë përcollën ndeshjen në ambiente të hapura rreth vendit. Berliner Morgenpost shkroi se Gjermania është duke kaluar “përrallën e dytë verore” duke iu referuar paraqitjes së mirë të ekipit në garën e vitit 2006, kur si nikoqir përfunduan në pozitën e tretë.