Gana përballet sot në mbrëmje me Gjermaninë

Gana do të kërkojë të mbajë lart flamurin e Afrikës në Botërorin e Afrikës së Jugut kur do të përballet në mbrëmje me Gjermaninë në nje ndeshje të vështirë që do të përcaktojë edhe një skuadër që do të kalojë për më tej nga grupi D. Yjet e zinj janë në vendin e parë në grup me katër pikë pasi kanë mposhtur Serbinë dhe kanë barazuar me Australinë dhe për të kaluar në fazën e një të tetave u mjafton edhe barazimi. Përballje interesante do të jetë edhe mes dy vëllezërve Boateng që luajnë njëri për Ganën dhe tjetri për Gjermaninë
.Zhvillimi I Botërorit në Afrikën e Jugut në fillim do të thoshte që skuadrat afrikane do të ecnin mirë ndërsa Kameruni dhe Nigeria janë eleminuar dhe shumë të vështirë për t;u kualifikuar e kanë edhe Algjeria dhe Bregu i Fildishtë ndërsa jashtë një të tetave ka mbetur edhe Afrika e Jugut . Trajneri i Ganezeve shprehet se ka presion për skuadrën e tij pasi ajo mund të mbajë lart flamurin Afrikan. "Natyrisht që ka presion, por ne jemi të lumtur që jemi skuadra e parë Afrikane që mund të vazhdojë me tej.Presioni është vetëm përpara ndeshjes ndërsa gjatë takimit të gjithë do të kërkojmë kualifikimin", u shpreh ai.