Serbia kërkon të shkruajë historinë

Serbia kërkon të shkruajë historinë ku do të tentojë të kualifikohet mes 16 skuadrave mnë të mira të Kupës së Botës, por më parë duhet të kalojë një ndeshje të vështirë kundër Australisë në grupin D. Kjo është paraqitja e parë si shtet i pavarur për Serbinë në një Kupë Bote dhe sot e gjithë vemendja e serbeve është e përqëndruar në ndeshjen kundër Australisë në Nelspruit. Serbisë së trajnerit Radomir Antic mund t'i mjaftojë edhe një baarzim, por më më pas kualifikimi do të varej nga ndeshja tjetër mes Ganës dhe Gjermanisë që do të luhet në Soker City të Johanesburgut. Trajneri Antic ka bërë të ditur se skuadra e tij dhe futbollistët janë gati .Për Antic futbollistët në dy seancat e fundit stërvitore kanë qënë më të mirët.
I gatshëm do të jetë edhe kapiteni Dejan Stankovic i cili kishet pësuar një tërheqje kundër Gjermanisë . Por edhe kundërshtarët e Serbeve, australianët kanë një shans për t'u kualifikuar dhe për këtë trajneri Antic ka theksuar se do të jetë një beteje e vërtetë kundër një skuadre që nuk dorëzohet kurrë.