E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kërkon me ngulm kualifikimin


Gjermania ka një ndeshje të vështirë kundër Ganës ku do të kërkojë kualifikimin për në fazën e një të tetave të Botërorit të Afrikës së Jugut. Gjermania mund ta nisë me dy sulmues takimin ku njëri do të jetë Kakau. Kështu ka bërë të ditur trajneri i Gjermaneve Joakim Lëv. Miroslav Klose është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Serbisë dhe sulmuesi në formë me origjinë brazilaine Kakau është i destinuar për të qënë në njëmbëdhjetëeshin e parë. "Për momentin unë them se Kakau do të luajë titullar", u ka deklaruar trajneri Lëv gazetarëve përpara ndeshjes që do të luhet në Soker City. Gjermanët kanë nevojë për një fitore kundër Ganës për të mos u eleminuar për herë të parë në historinë e tyre që në fazën e grupeve. Por gjermanët mund të hasin në vështirësi pasi Gana, kundërshtari i tyre ka dy nga tre rezultatet në dispozicion .Lëv ka bërë të ditur se edhe dy sulmuesit e tjerë Kisling dhe Mario Gomez janë gati por titullari do të jetë Kakau. Gana mund të bëhet skuadra e parë Afrikane që kalon më tej ndërsa Gjermania do ta nisë me dy sulmues në linjën e sulmit për të marrë fitoren. Për Lëv, Gana do të jetë dyfish e motivuar, por ai është i bindur te kualifikimi. "E dimë të gjithë se i kemi potencialet për të fituar këtë ndeshje edhe pse do të jetë e vështirë", ka theksuar ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›