Tiranë, atentat në Kamëz, plagoset një shtetas
Një përson është qëlluar me armë zjarri vetëm pak minuta më parë në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kamzës, ku një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga persona të armatosur në një automjet, duke mbetur i plagosur. Ndërkohë i lënduari është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, nga ku bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.